Kalo tek informacioni i produktit
1 nga 5

Rinora Handmade

Seti i përkujdesit të fytyrës (4 produkte)

Çmimi rregullt
Lek 1,500.00
Çmimi rregullt
Çmimi në ofertë
Lek 1,500.00
Bashkë me taksa

Ky set i përkujdesit të fytyrës përmban gjithçka që ju nevojitet për një rutinë të plotë dhe natyrale të kujdesit për lëkurën. Me përbërës të pasur dhe cilësorë, seti kombinon fuqinë pastruese të karbonit aktiv, butësinë ushqyese të mjaltit dhe efektin eksfoliues të disqeve luffa për një lëkurë të freskët, të pastër dhe të ndritshme.

  • Pastrim, Eksfolim dhe Ushqim për Lëkurën e Fytyrës
  • Sapun me karbon aktiv për fytyrën
  • Sapun me mjaltë për fytyrën
  • Disqe Eksfoliuese Luffa për Fytyrën (2 copë)

Përdorimi

Ky set është i përkryer për përdorim të përditshëm dhe e bën rutinën e përkujdesit të fytyrës një përvojë të këndshme dhe efektive. Ideale për ata që kërkojnë një mënyrë natyrale për të pastruar, ushqyer dhe eksfoliuar lëkurën e fytyrës.

Përmban

  • Sapun me Karbon Aktiv për Fytyrën: Ky sapun largon papastërtitë dhe detoksifikon thellësisht lëkurën, duke reduktuar yndyrën e tepërt dhe duke ndihmuar në parandalimin e pikave të zeza dhe akneve. I përshtatshëm për lëkurë të prirur ndaj yndyrës dhe papastërtive.
  • Sapun me Mjaltë për Fytyrën: Sapuni i pasur me mjaltë ka efekt ushqyes dhe hidratues, duke e bërë lëkurën të duket dhe të ndjehet më e butë dhe më e shëndetshme. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurat që kanë nevojë për hidratim të plotë.
  • 2 Disqe Eksfoliuese Luffa për Fytyrën: Këto disqe eksfoliojnë butësisht lëkurën, duke larguar qelizat e vdekura dhe përmirësuar teksturën e saj. Përdorimi i rregullt ndihmon në përmirësimin e qartësisë së lëkurës, pastrimin e poreve dhe përgatitjen e saj për hidratim.

 

    Seti i përkujdesit të fytyrës (4 produkte)
    Seti i përkujdesit të fytyrës (4 produkte)
    Seti i përkujdesit të fytyrës (4 produkte)
    Seti i përkujdesit të fytyrës (4 produkte)
    Të përkushtuar për cilësi dhe natyralitet
    Produkte natyrale Made In Albania
    Produkte të certifikuar nga ECOgea
    • Produkte artizanale

      Produkte artizanale prodhuar me përkushtim dhe profesionalizëm

    • Made In Albania

      Produkte natyrale dhe me cilësi të prodhuar në Kuç të Beratit

    • Respektojmë mejdisin

      Rinora është një markë që kujdeset për ju dhe për mjedisin

    • Certifikuar nga ECOgea

      Garancia e Cilësisë dhe natyralitetit të produkteve Rinora