Certifikimi ECOgea – Garancia e cilësisë dhe natyralitetit në produktet Rinora

Për të siguruar cilësinë dhe natyralitetin e produkteve tona, ne kemi marrë certifikimin nga ECOgea, Instituti për Cilësinë dhe Inovacionin e Produkteve Natyrale dhe Organike.

Çfarë është ECOgea?

ECOgea është një organizatë
ndërkombëtare që vlerëson dhe certifikon produktet natyrale dhe organike bazuar
në standarde të rrepta cilësie dhe qëndrueshmërie. Certifikimi nga ECOgea
garanton që produktet përmbajnë përbërës të natyrshëm dhe se janë prodhuar në përputhje me praktika të mira që respektojnë shëndetin e njeriut dhe ambientin.

Çfarë është certifikimi ECOgea?

Cilësi e lartë dhe siguri për Shëndetin, certifikimi ECOgea është dëshmi e përkushtimit tonë për t’u siguruar që produktet tona janë të sigurta, të cilësisë së lartë dhe të dobishme për lëkurën tuaj

Prodhim i qëndrueshëm, në Rinora ndjekim praktika të qëndrueshme në prodhim, duke minimizuar ndikimin në mjedis dhe duke respektuar burimet natyrore

Vlera e certifikimit ECOgea?

Përdorimi i produkteve të certifikuara nga ECOgea ju jep besimin se po kujdeseni për lëkurën tuaj në mënyrë të sigurt dhe të natyrshme. Ky certifikim pasqyron përkushtimin tonë ndaj cilësisë dhe transparencës, duke ju garantuar se çdo produkt që blini nga Rinora është i testuar dhe i certifikuar sipas standardeve më të larta.